Tirana Airport (TIA) Rinas, Albania
+355693333550
24H

Makina me Qera

Pick-Up Information
Return Information
Filters

Makina me qera

day From
18€
day From
19€
day From
23€
day From
23€
day From
23€
day From
23€
day From
24€
day From
24€
day From
24€
Fiat Tipo
Intermediate
day From
24€
day From
26€
VW Golf VI
Compact
day From
30€
day From
34€
day From
43€
day From
53€
 Hyundai H-1 (7+1)
Passenger Van
day From
75€
Ford Tranzit (8+1)
Passenger Van
day From
84€

Zgjidhni automjetin qe ju përshtatet dhe shijoni udhëtimin tuaj në maksimum!

Makina me qera në Shqipëri është një mënyre lëvizjeje e shpejtë dhe e rehatshme. Në ditët e sotme çmimi i qirasë është i përballueshëm nga të gjithë. AlbaniaOnline vjen me një gamë të gjere automjetesh ku mund të zgjidhni modelin që i përshtatet më së miri udhëtimit dhe nevojave tuaja. Modelet e makinave janë nga markat më të njohura të prodhimit të automjeteve duke ju ofruan besueshmëri dhe siguri në udhëtim.

Automjete e flotës tonë janë pa limit kilometrash brenda territorit të republikës së Shqipërisë dhe ju mund të shijoni udhëtimin tuaj në maksimum pa u shqetësuar për destinacionin apo kostot extra. Siguracioni kasko dhe taksat janë të përfshira në çmim! Ju kurseni dhe shijoni udhëtimin tuaj me makina të lira, modele të reja që i përshtaten më së miri nevojave tuaja.

Makina me qira në Rinas

Makina me qera
Makina me qera

Aeroporti ndërkombëtar i Tiranës në Rinas “Nënë Tereza” është aeroporti i vetëm në Shqipëri. Ne ju ofrojmë çmimet më konkuruese  për makina me qira Rinas dhe modelet me të reja nga markat të njohura Evropiane dhe Aziatike. Automjeti “best seller” në Rinas është Skoda Fabia dhe Hyundai Accent të cilat janë komode në udhëtim dhe efikase ne konsumin e karburantit. Rezervoni tani makinën tuaj me qira duke kursyer dhe shijuar udhëtimin me automjete të reja dhe të sigurta. Stafi jonë kujdeset që automjeti të jetë “ready to go” duke ju ofruar nje shërbim të shpejtë dhe cilësor.

Flota jonë është prezent në Tirana International Airport (TIA) Rinas. Të marrësh makina me qera në Rinas është zgjidhja më e favorshme pasi transporti publik është i limituar në orare dhe shërbimi TAXI është shumë i kushtueshëm. Parkimi ne aeroport gjithashtu është i kushtueshëm dhe i limituar.

Makina në Tirane me qera

Zyrat tona ndodhen 5 min nga qendra e Tiranës. Rezervimi i automjetit me qera tani mund të behët online me çmim te favorshëm. Modele të reja ekonomike, duke filluar nga kategoria ekonomike dhe kompakte, deri te makina luksoze me qera dhe furgona me qera 7-8-9 vende, të lira duke filluar nga 15 euro dita.

7 këshilla që duhet të keni parasysh kur merrni makinë me qera në 2022.

Makina me qera
Makina me qera

1. Rezervoni automjetin minimalisht 2 javë përpara udhëtimit tuaj

Mos kërkoni makina me qira sot për sot!? Bëni planin tuaj të udhëtimit sa më herët që të mundeni. Çmimet mund të jenë shumë më të larta nëse kërkoni në minutën e fundit.

2. Zgjidh makinën që të përshtatet  

Destinacioni juaj mund të jetë i shkurtër ose vetëm në zona urbane. Këshilla jonë në këto raste është për kategori ekonomike të cilat janë të përshtatshme për vendet e vogla të parkimit dhe manovrohen lehtë në rrugica të ngushta urbane. Nëse planifikoni udhëtime të gjata ose në rrugë të pa asfaltuara ath mund të rezervoni një kategori makine SUV ose off Road

3. Inspektoje automjetin për dëmtime ekzistuese para se ta merrni në përdorim.

Vëmendje ndaj gërvishtjeve dhe dëmtimeve të vogla në momentin qe merrni makinë me qira. Kontrolloni me kujdes të gjitha dëmtimet ekzistuese dhe nqs nuk janë të shënuara tek kontrata e qirasë njoftoni menjëherë kompaninë për këto dëmtime.

4. Jo gjithmonë oferta më e ulët është oferta me ekonomike.

Çmimi është kriteri bazë që kemi në konsideratë kur duam të shpenzojmë por jo në të gjitha rastet oferta me e ulët është dhe më ekonomikja.
Psh. Një makinë me qera nafte kushton 2-3 €/dita më shumë se i njëjti model benzine. Nëse ju bëni mesatarisht 150 km në ditë makina e benzinës harxhon 2 l/100 km më shumë ath keni harxhuar 3 l karburant më shume. 3 l x 1.5€/litri = 4.5€. Pra ju keni shpenzime 2.5€ dita më shumë.

5. Dorëzoje gjithmonë plotë nivelin e karburantit.

Agjencitë e makinave me qira aplikojnë një tarifë deri në 50% më të lartë për litër nëse niveli I karburantit është poshtë nivelit të marrjes në dorëzim. Në disa raste aplikohet dhe komision shtesë

6. Extra dhe opsionet ndoshta nuk ju duhen

Kompanitë gjithmonë tentojnë t’ju shesin opsione ose paketa sigurimi shtese. Sigurohuni që të keni gjerat e nevojshme bazë gjatë udhëtimit dhe shmangi gjerat e panevojshme. P.sh për GPS mund të përdorni telefonin tuaj.

7. Gjobat dhe kundra-vajtjet paguaji shpejt dhe vet

Edhe pse mund të duket humbje kohe gjobat duhen paguar ne kohë që të shmangen penalitet dhe kamat-vonesat. Gjithashtu sigurohuni që makina që leni marrë me qera mos të këtë gjoba ne momentin e dorëzimit pasi kompani aplikojnë komision për pagesën e fletës së gjobës.

Na kontaktoni për çdo pyetje ose informacion!

Ju lutem plotësoni të dhënat e mëposhtme, dhe stafi jonë do ju kontaktojë sa më shpejt.

AlbaniaOnline ® 2020