Tirana Airport (TIA) Rinas, Albania
+355693333550
24H

Pyetje të shpeshta për makina me qera?

Më poshtë janë renditur pyetjet më të shpeshta për makina me qera.

Nëse keni nevojë për informacion tjetë jeni të lutur të na kontaktoni.

A janë automjetet të siguruara me siguracion?

Po! Të gjitha automjetet e flotës sonë janë të siguruara me siguracion TPL dhe siguracion KASKO i cili mbulon një pjesë të vlerës së dëmin nqs jeni ju fajtor në aksident.

Cfarë përfshihet në çmimin e qirasë?

Në çmim janë të përfshira si më poshtë:

  • Taksat rrugore dhe TVSH
  • Siguracioni Kasko
  • Pa limit kilometrash (brenda territorit të Shqipërisë)
  • Asistenca rrugore 24 orë

Si mund të kryj pagesën e qirasë?

Pagesa e qirasë kryhet në momentin qe merrni automjetin me Credit Card ose Cash.

Si mund të rezervoj një makinë me qera?

Ju mund të rezervoni makinë me qera online në websiti-n tonë ose me telefon +355693333550 (Whast ap, Viber, Call).

Gjithashtu ju mund të na kontaktoni në adresën e email-it info@albaniaonline.org

Mund ta ndërroj apo anulloj rezervimin tim?

Ju mund të ndërroni automjetin duke klikuar në  linkun Ndrysho Rezervimin.

Ku mund të marrë dhe dorëzoj makina me qera?

Ju mund të merrni makina me qera në pikat tona të shërbimit, Tiranë, Rinas (Tirana Airport) dhe Durrës.

Çfarë duhet të bëjë nëse automjeti pëson defekt?

Për çfarëdo problemi që mund të keni me automjetin na kontaktoni në +355693333550.

Çfarë duhet të bëjë në rast aksidenti?

Në rast aksidenti duhet menjëherë të kontaktoni policinë në numrat 127 ose 112. 

Nuk duhet ta lëvizni në asnjë rrethanë automjetin nga vendi i aksidentit derisa policia të kryej procedurat dhe tju japi raportin e aksidentit.

Gjithashtu duhet menjëher të njoftoni suportin tonë tek numri +355693333550

Mund të udhëtoj jashtë shtetit me makinën e marr me qera?

Po, mund të udhëtoni! Në bazë të itinerarit del dhe kosto e çmimit.

AlbaniaOnline ® 2020